
Italia veriore është përfshirë nga moti i keq, ku më problematike paraqitet zona e Emilia-Romagna.
Lidhur me këtë situatë, në një intervistë televizive, gazetaria Alba Kepi nga Roma shprehet se alarmi i kuq mund të shtrihet gjatë të gjithë fundjavës, ndërsa bënë me dije se deri tani rezulton i zhdukur vetëm një person.
Ajo tha se situata paraqitet mjaft problematike dhe se policia ka kryer mbi një mijë operacione, ku është bërë i mundur dhe evakuimi i personave të rrezikuar.
Sipas saj duke qenë në këtë zonë ka dhe shumë familje shqiptare që punojnë dhe banojnë dhe ata mund të jenë duke përjetuar këtë situatë të keqe ku është përfshirë vendi.
“Alarmi i kuq do vijojë deri nesër dhe mund të shtrihet dhe gjatë fundjavës. Kemi një përditësim të situatës ku konfirmohet se vetë 1 person është zhdukur, i është shembur banesa dhe forcat po punojnë për ta shpëtuar.
Kemi gjithashtu presim nga çasti në çast që guvernatorja e Emilia-Romagnas të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe më pas do të shohim lëvrimin e fondeve të domosdoshme që kërkon një situatë e tillë. Situata është mjaft dramatike, reshje që kanë vijuar dhe gjatë natës ka shkuar mbi 1 mijë numri i forcave ndihmëse, si policia, zjarrfikëse.
Situata e sistemit rrugore vazhdon të jetë po ashtu dramatike rrugë të përmbytur, shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe sistemi hekurudhor pas shumë orësh ndërprerje ka nisur të punojë me linja të caktuara.”
Sa i përket evakuimeve Kepi tha se Departamenti i mbrojtjes civile ka një protokoll të caktuar dhe se në situata të tilla banorët janë transportuar larg këtyre përmbytjeve dhe zakonisht vendosen në kampe të ngritura enkas për ata apo palestra të hapura.
“Një tjetër fakt i rëndësishëm është se Emilia-Romagnia ka mbi 4 mln banorë dhe janë 60 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë aty. Është i përberë nga sipërmarrje të vogla dhe të mesme dhe familjet shqiptare janë punonjës dhe banorë të zonave të caktuara dhe pse skam informacion nëse ka familje shqiptare në vështirësi.
Janë disa zona të përfshira në situatë të tillë dhe gjatë natës janë kryer rreth 700 operacione kërkim- shpëtimi. Kujtoj se një situatë e tillë në Emilia- Romanga është regjistruar edhe në 2023. Kjo ndodh sepse kjo zonë është pikërisht formimi gjeologjik që ka ky rajon kodrinor dhe me lumenj të shumtë që e përshkojnë këtë territor.
Banorët janë shprehur se nëse shteti nuk merr masa për tu ardhur atyre në ndihmë ata do ta braktisin këtë zonë. Dëmi rritet orë pas ore, por shpresojmë se nëse moti përmirësohet sasia e dëmit ekonomik mund të jetë më i pakët.”
