LAJME / E Enjte 27 Qershor 2024, 22:10

Ishte zhdukur prej disa ditësh nga banesa, adoleshentja kthehet pranë familjes

16-vjeçarja nga Hani Elezit e cila është raportuar e zhdukur nga nëna e saj që nga e hëna është gjetur sot.

Këtë për mediat e kanë konfirmuar familjar të saj, të cilët thanë se ajo është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Po ashtu, ata falënderuan të gjithë ata që punuan dhe u munduan në gjetjen e të miturës.

Ishte raportuar se 16 vjeçarja nuk ishte kthyer në shtëpi nga 25 qershori, ditë kjo kur kishte shkuar për ta kryer testin e arritshmërisë.