LAJME / E Shtunë 30 Shtator 2023, 13:01

Ishte paralajmëruar! Hiqen me karoatrec të gjitha makinat e parkuara gabim në Tiranë

Policia e Shtetit ka nisur aksioni në kryeqytet për heqjen me karoatrec të të gjithë makinave të parkuara gabim.

Teksa diçka e tillë ishte e paralajmëruar edhe më herët, qëllimi i këtij aksioni është për të shmangur trafikun dhe kaosin në rrugët e Tiranës, por jo vetëm.

Masat që po zbatohen i bëri të ditura Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.

Ministri Balla u shpreh se do ndërhyhet me karoatrec për të zhvendosur makinat e parkuara gabim dhe më pas do të bllokohen.

Sot dhjetra makina janë marrë me karreotrec dhe janë bllokuar.