LAJME / E Martë 10 Tetor 2023, 15:03

Irani ‘duartroket’ sulmin e Hamasit: Iu puthim duart e atyre që sulmuan Izraelin

Autoriteti më i lartë i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha të martën se Teherani nuk ishte përfshirë në sulmin e fundjavës së grupit Hamas ndaj Izraelit.

Në fjalimin e tij të parë televiziv që nga sulmi, Khamenei tha “ne puthim duart e atyre që planifikuan sulmin ndaj regjimit sionist”.

“Ky sulm ka shkatërruar disa struktura kritike në Izrael, të cilat nuk do të riparohen lehtë.  Veprimet e regjimit sionist janë fajtorë për këtë fatkeqësi,” tha Khamenei.