LAJME / E Martë 16 Qershor 2026, 15:03

Investuan fitime nga aktiviteti i drogës në Shqipëri, Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq dy persona

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjyq dy anëtarë të një familjeje për pastrim parash dhe fshehje pasurie, të cilët akuzohen për investim të të ardhurave nga aktiviteti kriminal i drogës në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në Shqipëri.


Hetimet e nisura në vitin 2019 kanë përfunduar së fundmi dhe dosja është dërguar në Gjykatë për gjykim, me veprën penale të “Pastrimit të produkteve të një vepre penale ose veprimtarie kriminale”, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Të pandehurit janë GM, si autori kryesor i krimit, dhe anëtari i familjes së tij KM.

“Hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 2216, të vitit 2019, rezultuan në faktin se shtetasi GM, i hetuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, dyshohet se ka investuar dhe transferuar fitime nga aktiviteti kriminal në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe në aktivitete të tjera ekonomike. Hetimet kanë identifikuar gjithashtu transaksione financiare dhe pasurore të kryera në emër të familjarëve të tij, shtetasit KM  ”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Gjatë hetimit, u administruan të dhëna nga institucione shtetërore, bankare, tatimore dhe kadastrale, si dhe u krye një ekspertizë financiare, e cila rezultoi në një mospërputhje të konsiderueshme midis aseteve në pronësi dhe të ardhurave të ligjshme të dokumentuara, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE