
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka dalë në reagim së fundmi përmes një postimi në “Facebook” lidhur me vendimin e deputetes Marjana Koçekut për t’u larguar nga grupi i Partisë Socialiste.
Sipas tij, heqja dorë nga mandati i marrë nga mijëra socialistë shkodranë do të ishte një akt që do ta fisnikëronte Koçekun duke e cilësuar si mike të tij. Ai theksoi se kjo nuk është dramë për PS-në, por është shkelje besimi.
“Malësorët, e as neomalësorët, nuk kanë shitur e as blerë kurrë atë që u është dhënë me mirëbesim dhe respekt.
Kushdo, në kushte e rrethana të tjera, mund të ndryshojë mendim apo ide, mund të mos e gjejë më veten ose të mos përputhet me një forcë politike. Kjo është krejt normale.
Por nderi i caktimit në krye të listës politike të qarkut më të madh në veri, pa asnjë kontribut politik të mëparshëm, moralisht nuk duhet të keqpërdoret.
Heqja dorë nga mandati i marrë në sajë të votës së mijëra socialistëve shkodranë do të ishte një akt që do ta fisnikëronte miken time, Marjana Koçeku.
Kjo nuk është dramë për PS-në, por është shkelje besimi, për sa kohë që keqpërdoret mandati i dhënë politikisht nga PS.
Përtej ekzaltimeve të disave që besojnë se u shemb bota, duhet të mbizotërojë morali i malësorit, aty ku ha bukë, nuk përmbys kupën”, shkruan Pjerin Ndreu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
