
Igli Tare vlerëson me nota maksimale skuadrën e Shqipërisë pas fitores 3 me 0 ndaj Çekisë. Në një prononcim për Tv Klan, Tare e konsideron ekipin kuqezi si një skuadër perfekte.
Ai nuk ka lënë pa vlerësuar as trajnerin, për të cilin tha se ka ndërtuar një grup kompetitiv.
“Ishte një ndeshje fantastike e merituar nga skuadrat. Sot e meritojnë të gjithë të festojmë sepse është një natë e bukur. Ka qenë një skuadër perfekte dhe komplimente të gjithëve nga i pari tek i fundit. Duke parë dhe mungesën e Brojës, besoj që kush u fut në fushën e lojës e demonstroi që e meriton të jetë pjesë e kësaj skuadre. Ka një dhumbje koke për herë të parë të një trajneri të skuadrës shqiptare duke pasur shumë lojtarë me kualitet. Ka ndërtuar një grup kompetitiv që mund të bëjë edhe jo vetëm kualifikimin, por të bëjnë edhe çudira në Europian”, tha Igli Tare.
