LAJME / E Martë 21 Nëntor 2023, 11:11

I FUNDIT/ Plas tritoli në rrugë, dëmtohen xhamat e një lokali në Tiranë

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer ditën e sotme në Tiranë.

Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën “Dritan Hoxha”, në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.