
Mesazhe të tjera po qarkullojnë në rrjetet sociale, të cilat pretendohet se janë pjesë e komunikimeve të organizatorëve të protestës qytetare, ku prej 37 ditësh kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Në disa “screenshot” të publikuara shfaqen diskutime mes këtyre grupeve ku vihet re një zhgënjim i dukshëm lidhur me pjesëmarrjen në protestën e 4 korrikut, të cilës iu bashkuan edhe shqiptarët e Diasporës.
Nëpër këto biseda ata e “hedhin dhe e presin” idenë që protesta të pezullohet gjatë muajve të verës dhe të rifillojë në vjeshtë, me argumentin se pjesëmarrja mund të jetë më e lartë pas rikthimit të studnetëve dhe përfundimit të sezonit turistik. Gjithashtu është diskutuar edhe ideja që këto protesta të cilat prej fillimit janë pagëzuar si “Revolucioni i Flamingove” të vazhdojnë me një numër më të vogël qytetarësh deri në protestat e vjeshtës.
Ndërkohë që pakënaqësi ka pasur edhe për Diasporën, ndërsa një pjesë e diskutimit lidhet edhe me nevojën për gjetjen e formave të reja të mobilizimit, pasi sipas tyre protesta ka humbur vrullin fillestar.
Por një “as nën mëngë” është edhe koncerti i Kanye West në datën 11 në Tiranë. Një koncert ky i përmasave të mëdha, i cili kërkon të “shfrytëzohet” nga protestuesit për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata e kanë përmendur këtë fakt në bisedat e tyre, me synimin që eventi të si një tjetër formë reagimi dhe sensibilizimi publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
