LAJME / E Hënë 18 Dhjetor 2023, 15:03

I fshehur poshtë krevatit të një foshnje/ Ushtarët izraelitë gjejnë hyrjen e tunelit të përdorur nga Hamasi

GAZA- Ushtarët e IDF nga Brigada Nahal gjetën një hyrjen e një tuneli brenda dhomës së gjumit të një fëmije në zonën e Jabalia. Lajmi u bë i ditur nga IDF, e cila ppërmes një deklaratë dha detaje të mëtejshme.

Tuneli, me origjinë nga bodrumi i një ndërtese, të çonte direkt në dhomë, pranë krevatit të fëmijës. Brenda, ushtarët gjetën një tunel të ndërtuar me kujdes, I pajisur me shkallë. Tuneli ishte projektuar për qëllime strategjike. Ushtarët e IDF ndërmorën veprime të menjëhershme për të shkatërruar tunelin dhe për të eliminuar çdo rrezik të mundshëm.

Ekzistenca e tuneleve poshtë shtëpive, spitaleve dhe godinave të tjera publike është një ndër çështjet më të diskutuara në konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit. IDF është kritikuar ashpër për sulmet ndaj shkollave apo spitaleve, por kjo e fundit ka pretenduar se poshte këtyre godinave ka tunele, ku fshihen terroristët e Hamasit. Deri më tani IDF ka gjetur mbi 800 tunele, nga të cilët më shumë se 500 janë shkatërruar.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, bashkangjitur videos së publikuar, ushtria izraelite shkruan se tunel ishte një projekt i Muhamed Sinëar, vëllait të udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinëar. Forcat izraelite theksojnë se tuneli ka gjerësi të mjaftueshme për një automjet dhe është e pajisur me sisteme elektrike, dyer të blinduara, si dhe kanalizime për ujërat e zeza.