LAJME / E Shtunë 6 Gusht 2022, 03:03

I dogji makinën pronarëve të hotelit ku punonte, e pëson keq vajza nga Saranda

Një 34-vjeçare nga Saranda është arrestuar, pasi ka djegur makinën e pronarëve të hotelit ku punonte.

Sipas policisë 34-vjeçarja me iniciale A.B banuese në fshatin Shëndëlli ka djegur makinën e pronarëve pas një konflikti që ka pasur me ata.

Mësohet se pronarët janë identifikuar si  K. Xh dhe E. Xh, banues në Sarandë.