LAJME / E Martë 16 Qershor 2026, 13:01

I diagnostikuar me diabet, dje para se të hipte në varkë ai injektoi insulinë dhe/ DETAJE nga aksidenti tragjik në Ksamil që i mori jetën 22-vjeçarit

Të dhëna të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin tragjik të regjistruar një ditë më parë në Ksamil, ku humbi jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi.

Ngjarja ndodhi të hënën pasdite, rreth orës 18:30, në zonën e Gjirit të Ksamilit. Sipas të dhënave paraprake, i riu vuante prej vitesh nga diabeti, një sëmundje me të cilën ishte diagnostikuar në moshën 15 vjeç. Mësohet se për rreth dy vjet ai ishte trajtuar rregullisht me insulinë.

Burime pranë hetimit tregojnë se pak para se të përdorte varkën, 22-vjeçari kishte marrë një dozë insuline. Sipas specialistëve të shëndetit, ky faktor mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij fizike dhe aftësinë për të kontrolluar mjetin në momentet para aksidentit.

Pamjet e incidentit, të cilat janë publikuar në internet, janë filmuar nga një vela e huaj që ishte e ankoruar në Gjirin e Ksamilit. Videoja tregon momentet e përplasjes me mjetin e Policisë Kufitare, një ngjarje që po hetohet për të përcaktuar me saktësi dinamikën dhe përgjegjësitë.


Ndërkohë, trupi i të riut është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhen ekzaminimet përkatëse që pritet të ndihmojnë në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Albiano Kreçi ishte djali i vetëm i familjes dhe kishte dy motra. Humbja e tij ka tronditur familjen, miqtë dhe komunitetin ku jetonte, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar çdo detaj që lidhet me aksidentin fatal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE