LAJME / E Diel 4 Qershor 2023, 23:11

I dhanë fund beqarisë! Zbuloni personin e veçantë që kurorëzoi Klean dhe Elgitin në ditën e tyre më të ëmbël

Moderatorja shumë e dashur për publikun,

Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.

Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.


Prej pak kohësh Klea na kishte treguar se të dy do të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë në datën 4 Qershor, pra ditën e sotme, e cila është edhe ditëlindja e djalit të tyre, Krid.

Të dy i dhanë betimin njëri-tjetrit në altar, por nuk ishin vetëm. Me ta ishte dhe djali i tyre, i cili duket i veshur si Elgiti dhe shumë i lumtur që më në fund prindërit e tij po martohen.