LAJME / E Shtunë 5 Gusht 2023, 13:01

Humb jetën punonjësi në firmën e përpunimit të mermerit, arrestohen përgjegjësi shqiptar dhe ai grek

Punonjësi i një firme të përpunimit të mermerit në Skrapar është aksidentuar në punë dhe ka humbur jetën.

Pas vdekjes së 55 vjeçarit me iniciale A.P., u arrestuan dy përgjegjësi shqiptar dhe ai grek.

Në pranga ranë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, 68 vjeçari me iniciale J.M., banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik, pranë një firmë përpunimi mermeri, në vendin e quajtur Qafa e Devrisë, Skrapar dhe 50 vjeçarit me iniciale K.S., banues në Greqi, me detyrë përgjegjës sektori, në të njëjtën firmë.

Policia informon se ‘specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit J.M., 68 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik, pranë një firmë përpunimi mermeri, në vendin e quajtur Qafa e Devrisë, Skrapar dhe K.S., 50 vjeç, banues në Greqi, me detyrë përgjegjës sektori, në të njëjtën firmë.

Arrestimi i tyre u bë, pasi në firmën ku këta shtetas janë të punësuar, është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë shtetasi A.P., 55 vjeç, banues në Skrapar, i cili ishte i punësuar pranë kësaj firme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme’