LAJME / E Hënë 18 Dhjetor 2023, 15:03

Horror në Selanik, 3 qen sulmojnë dhe hanë të gjallë një grua në oborrin e shtëpisë

Tre qentë sulmuan dhe vranë gruan fatkeqe në Neochorouda të Selanikut. Ajo ishte nënë e dy fëmijëve dhe ndodhej në oborrin e shtëpisë së saj…

SELANIK – Horror në Selanik me një grua, nënë e dy fëmijëve, e cila u sulmua nga 3 qen në oborrin e shtëpisë së saj.

Tre qen arritën të hidheshin nga shtëpia ngjitur ku jetonin dhe u gjendën përballë 50-vjeçares.

Gruaja që shihni në foto nuk arriti të shpëtonte. Kafshët e egra e sulmuan dhe e hodhën në tokë.

Ata kanë vazhduar ta kafshojnë derisa viktima dha shpirt.

Sipas informacioneve të newsit që citon noa.al, gruaja është sulmuar teksa ka dalë jashtë në oborrin e saj.

Pronari i qenve që jetonte në vendin fqinj u arrestua dhe thotë se është i shokuar.

Ai pritet t’i përshkruajë ngjarjet nga këndvështrimi i tij, ndërkohë që komuniteti lokal në Neochorouda, Selanik, është i irrituar.

Gjithçka tregon se nëna 50-vjeçare ka qenë dyfish e pafat në mesditë.

Jo vetëm që qentë ia dolën të hidheshin jashtë dhe të futeshin në oborrin e saj, por në atë kohë, ajo vetë doli jashtë për të hedhur diçka.

Në ato sekonda vendimtare, ajo ishte e vetme dhe e pafuqishme kundër qenve të egër.

Christos Saramourtsis, president i komunitetit lokal të Neohorouda, tha: “Është tragjike ajo që ndodhi, të gjithë jemi të tronditur. Kjo grua ishte nënë e dy fëmijëve, e dashur për të gjithë, një person shumë aktiv.

Nuk mund ta besojmë se si u largua kështu. Ajo sot ishte duke punuar në oborr, duke u marrë me punë shtëpie.

Në një moment ajo doli për të hedhur diçka dhe qentë e shtëpisë fqinje e sulmuan. Nuk e dimë nëse kanë kkërcyer nga hekurat apo kanë gjetur një derë të hapur.

Mirëpo, ishin qen të egër, lehnin shumë dhe në përgjithësi banorët kishin frikë prej tyre”.

Policia ka vijuar me arrestimin e pronarit të qenve, i cili pritet të japë deklaratën në rajonin Oreokastro. Policia e Shtetit tha se ka marrë përsipër hetimet për vdekjen e tmerrshme të 50-vjeçares. /noa.al