
Hetuesit belgë kanë nisur një hetim për vrasje, pasi pjesë njerëzore që i përkisnin një gruaje u gjetën brenda një frigoriferi që ishte hedhur në një kanal në Belgjikë, tha zyra e prokurorit në Liege që citon noa.al.
Një banor i zonës lajmëroi policinë kur vuri re një frigorifer që vërtitej në ujë. Punonjësit e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë tërhequr frigoriferin në tokë.
“Menjëherë pamë dy krahë dhe dy këmbë brenda”, tha për AFP Catherine Collignon, zëdhënëse e zyrës së prokurorit të Lièges, ku u bë zbulimi i tmerrshëm dje.
Thonjtë e duarve dhe bizhuteritë ishin ndër të dhënat e shumta që i çuan autoritetet në përfundimin se ishin pjesë të trupit femëror, sipas provave të para të dhëna nga zëdhënësja e prokurorit.
“Gjëja më e rëndësishme tani është identifikimi i viktimës për të lidhur ndoshta rastin me një person të zhdukur”, tha zëdhënësja.
Nga hetimet pritet të përcaktohet nëse frigoriferi është hedhur në ujë nga një makinë, nga një urë apo nga një varkë.
Zbulimi u bë në Kanalin Albert, i cili lidh portin e Antwerpen me Liège, afër Ouppey, disa kilometra në veri të këtij qyteti të madh në Wallonia (pjesa jugore frëngjishtfolëse e Belgjikës). /noa.al
