LAJME / E Enjte 11 Qershor 2026, 20:08

HEQ DORË NGA PARTIA: TE PROTESTOJMË VETËM ME FLAMUR KOMBËTAR JUA PATA THËNË

“Protesta duhet të zhvillohet nën flamurin kombëtar dhe jo nën siglat e partive politike”. Kështu u shpreh drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, sipas të cilit vetëm kështu mund të bashkohen qytetarët, duke ripërsëritur thirrjet e tij të bëra muaj më parë kur protestonte i vetëm në bulevard.

“Nëse ju e mbani mend në transmetimet tuaja në gjatë dhjetor-janar-shkurtit, kam bërë ekzaktësisht këtë thirrje, domethënë që duhet nën flamurin kombëtar pa sigla të spikatura të njërit apo të tjetrit, sepse kjo mund të krijojë të vetmen rrymë që mund t’i bashkojë të gjithë përrenjtë për të krijuar një lum të madh të reagimit popullor. Më e rëndësishme është Shqipëria në këtë fazë sesa shtëpia politike e njërit apo e tjetrit”, u shpreh Lapaj

Sipas tij pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestë vjen si një reagim ndaj arrogancës së kryeministrit Rama.

“Është ajo pika që mbush gotën. Çdo protestë, çdo reagim, çdo përballje është një kontribut që e kam bërë dimensione të ndryshme të shoqërisë pa i dhënë përparësi askujt, por nga ana tjetër pa relativizuar asnjë tjetër. Unë mendoj që qoftë dhe një reagim i çdo qytetari që është bërë gjatë këtyre viteve është një pikë që është hedhur në këtë gotën që po derdhet. Kështu që mendoj që e rëndësishme është që arritëm në këtë ditë, në ditën që qytetarët janë në shesh masivisht përballë arrogancës së Edi Ramës. Kjo është më e rëndësishmja”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE