
Hakmarrja përfundon me dy vëllezër të vrarë brenda shtëpisë së tyre.
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka lënë një familje të tërë në zi, pasi një akt i përgjakshëm hakmarrjeje u mori jetën dy vëllezërve, të cilët u ekzekutuan brutalisht brenda apartamentit të tyre.
Sipas informacioneve fillestare, gjithçka ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, kur autori i krimit, i identifikuar si Mehmet Karaca, dyshohet se është futur me forcë në shtëpinë e familjes pas një konflikti dhe armiqësie të gjatë mes tyre.
Pa u dhënë asnjë mundësi për të reaguar, ai hapi zjarr mbi dy vëllezërit, Ahmet Yildiz dhe Emre Yildiz, duke i lënë të vdekur në vend. Të shtënat dhe britmat alarmuan fqinjët, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet, por ishte tepër vonë për dy të rinjtë.
Familjarët, të tronditur nga skena e rëndë që panë sapo hynë në apartament, shpërthyen në lot dhe ulërima, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes përshkruhen si jashtëzakonisht të dhimbshme.
Burime pranë hetuesve tregojnë se dy familjet kishin qenë në një armiqësi të gjatë dhe dyshohet se sulmi ishte planifikuar si një akt hakmarrjeje.
Policia nisi menjëherë hetime intensive për të zbardhur plotësisht motivin, ndërsa komuniteti vendas mbetet i tronditur nga kjo tragjedi që u mori jetën dy vëllezërve në një mënyrë mizore.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Turqi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
