
Një 38-vjeçar është arrestuar pasi goditi me grusht dhe shtyu nga shkallët e lokalit një 55-vjeçar.
Ngjarja ndodhi në Gjirokastër, ndërsa i lënduari është në spital duke marrë kujdesin e duhur mjekësor.
Shtetasi me iniciale L.M., është vënë menjëherë në prangat e policisë pasi u kap në flagrancë.
Për shkak të një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tyre, 38-vjeçari ka goditur me grusht dhe ka shtyrë nga shkallët e një lokali, në lagjen “18-shtatori”, shtetasin G. H., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili për shkak të dëmtimeve të marra, është në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës.
