
Aktorja e njohur dhe ish-banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Gresë Gashi, po kalon një periudhë të vështirë pas humbjes së një personi të dashur të familjes.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktorja ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta xhaxhai i saj, duke ndarë me ndjekësit dhimbjen për këtë humbje.
Në llogarinë e saj në Instagram, Gresa publikoi një fotografi pranë xhaxhait, të cilën e shoqëroi me një dedikim të shkurtër, por shumë prekës.
“Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë një mbret. U prehsh në paqe, Axhë.”
Mesazhi i saj është shoqëruar me reagime të shumta nga ndjekësit, miqtë dhe kolegët, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen për aktoren dhe familjen e saj në këtë moment të vështirë.
Deri më tani, Gresa Gashi nuk ka bërë publike detaje të tjera lidhur me rrethanat e ndarjes nga jeta të xhaxhait të saj.
Humbja ka prekur jo vetëm familjen, por edhe shumë prej ndjekësve të aktores, të cilët kanë mbushur postimin e saj me mesazhe ngushëllimi dhe lutje që i ndjeri të prehet në paqe.
Ngushëllimet më të sinqerta Gresë Gashi dhe familjes së saj për këtë humbje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
