LAJME / E Mërkurë 20 Dhjetor 2023, 18:06

Goditet grupi i trafikut të drogës Shqipëri-Itali

19 urdhra ndalimi, 3.3 tonë drogë e sekuestruar

19 urdhra ndalimi janë ekzekutuar nga drejtoria hetimore e Antimafias Italiane, çka ka sjellë goditjen e një grupi kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali.

Masat e sigurisë së lëshuara nga Prokuroria e Përgjithshme e Barit vijnë si vazhdim i operacionit “Kulmi” të zhvilluar në vitin 2017, kohë kur ky grup mori goditjen e parë nga autoritetet.

Gjatë fazave të zhvillimit operacioni në Itali e Shqipëri u vunë në pranga dhe 27 bashkëpunëtorë të tjerë, si dhe u sekuestruan mbi 3.3 tonë drogë e llojit kokainë, heroinë dhe marijuanë.

Grupi kriminal i trafikantëve sipas të dhënave që japin autoritetet italiane, kishte veprimtari në zonën e Barit, por jo vetëm. Nga hetimet e kryera mes dy vendeve rezultoi se ky grup kishte aktivitet përtej territorit shqiptar, në Pulia dhe Bazilikatë.