LAJME / E Diel 5 Korrik 2026, 12:12

“Godet” Albin Kurti, merr dy vendime të mëdha

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime.

Në mbledhje është miratuar Raporti i Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në subjektet e sektorit publik për vitin 2025.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar vendimin për autorizimin e Ministrisë së Financave që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e një llogarie të dedikuar në kuadër të Llogarisë së Vetme të Thesarit (LlVTH), me emërtimin “Fondi i Konfiskimit”.

Sipas vendimit, kjo llogari do të shërbejë ekskluzivisht për pranimin dhe evidentimin e të hyrave që rrjedhin nga konfiskimi i pasurisë, bazuar në vendime gjyqësore të formës së prerë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE