LAJME / E Mërkurë 27 Janar 2021, 19:07

Gjyshi shqiptar të prek shpirtin/ Jam me korona, po s’kam lek të ble ilacet, gënjejnë ata

Tafil Kaja është një banor në zonën e “Ali Demit” që thotë se është diagnostifikuar me Covid-19. Ai ka marrë një recetë nga mjeku i familjes për ilaçet që duhet të marrë, por nuk ka para që të mund ti blejë.

 

Ai kërkon nga kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu të zbatojnë ligjin e rimbursimit të ilaçeve sikurse kanë premtuar, ndërsa bashkë me të thotë se është inf ektuar dhe bashkëshortja e tij.

“Quhem Tafil Kaja, jam pensionist 72-vjeç, jemi me një pension burrë e grua. Shkuam bashkë me gruan për të bërë analizat e Covid, dhe na kanë dhënë ilaçe. Megjithë analizat që bëmë na kanë shkuar diku te 700 mijë lekëshi, e kam grisur recetën se nuk kam mundësi që ti marr.

“Kjo receta që është për mua shkon diku te 18 mijë lekëshi, por ne dhe analizat i bëjmë të gjitha te privati. Kjo është gjendja jonë, të keqen o Salë ku ke qenë, paskemi qenë mirë dhe nuk e dinim”, tregon më tej i moshuari.