LAJME / E Martë 7 Korrik 2026, 17:05

“Gjendja e saj është e rënduar”, detaje nga dhuna e tmerrshme ndaj të miturës në Fier

 

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Fier, ku tre vajza të mitura dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje brenda një banese.

Incidenti është filmuar nga njëra prej të pranishmeve, ndërsa pamjet janë shpërndarë më pas në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.

Sipas raportimeve, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth një javë më parë, ndërsa rasti është bërë publik vetëm pas qarkullimit të videos.

Gazetari nga Shqipëria, Martin Marku, gjatë një lidhjeje në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, deklaroi se, sipas informacioneve që disponon, vajza e dhunuar ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike si pasojë e ngjarjes.

“Sipas informacioneve që kam, gjendja e të miturës së dhunuar është mjaft e rënduar psikologjike,” u shpreh Marku.

Ndërkohë, Policia e Fierit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe sqarimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur incidenti.

Për shkak se në këtë rast janë të përfshirë të mitur, autoritetet nuk kanë bërë publike identitetet e tyre. Hetimet po zhvillohen në përputhje me procedurat ligjore që zbatohen për rastet ku përfshihen persona nën moshën madhore.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje shqetësimin për dhunën mes të rinjve dhe pasojat psikologjike që mund të shkaktojnë raste të tilla te viktimat. Institucionet pritet të ndërmarrin veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit dhe mbështetjen e të miturës së dëmtuar.

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë ende në vijim dhe se informacione të tjera do të publikohen pas përfundimit të veprimeve të para hetimore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE