
“Na duhet modeli i Shqipërisë për t’u kthyer në të qenit vetvetja: Italia që josh botën”
Në gazetën më të madhe të Sardenjes në Itali, “Launione sarda.it” një nga kolumnistët kryesorë të saj, Luca Telese ka komentuar ringritjen nga e para pas viteve të komunizmit dhe bërjen e saj konkurruese në sektorin e turizmit.
Editorialisti vlerëson kontributin mëse 20 vjeçar të Edi Ramës në zhvillimin e vendit ndërsa e përshkron atë me superlativë si një piktor që u kthye në një burrë shteti.
“Sot, pak minuta me traget nga Pulia, është një vend që e ka rindërtuar veten nga e para, i qeverisur nga një kryeministër socialist me përmasat e një gjiganti, i stërvitur në Paris, i cili ka qenë piktor dhe është bërë një burrë shteti. Kryeministri shqiptar është në mënyrën e tij një personazh i jashtëzakonshëm. Intelektual, krijues, kryebashkiak i Tiranës, kryeqytetit të cilit i ndryshoi fytyrën në pak vite, duke thyer çdo pengesë. Së pari duke lyer ndërtesat gri të larta të periferive në një mijë ngjyra. Më pas gjetja e burimeve për të tërhequr arkitektët më të mirë italianë dhe shndërrimi i Tiranës në një kantier ndërtimi ku njerëzit punojnë ditë e natë për të ndërtuar gjithçka. Dhe kur e pyet: “Po si e bëre?”. Ai qesh dhe përgjigjet: “E thjeshtë! I thashë arkitektëve: Ejani këtu dhe bëni atë që nuk do të mund ta bëni kurrë në Itali”.
Editorialisti Italian i ka kushtuar vemendje edhe projektimit dhe ndërtimit të shumë veprave arkitektonike në zemër të Tiranës, dhe për këtë thote se, Italia e ka shembullin se ku duhet të mbështetet për t’u zhvilluar edhe më shumë.
“Një vend sa një rajon italian ka mundur të bëhet “konkurrent” i yni, edhe vazhdon të na konsiderojë – siç shpjegon kryeministri i tij – “burim frymëzimi dhe model”. Nëse Italia dëshiron të rritet përsëri, duhet të mësojë nga Davidi se si veproi qe të mundte Goliathin. Ajo që Italia duhet të mësojë nga Shqipëria e Edi Ramës është shumë më e rëndësishme dhe duhet të mësojë: mbizotërimin absolut të interesit kolektiv për projektim dhe investim dhe shembja e të gjitha pengesave burokratike.”
Modeli shqiptar shpjegon editoralisti në gazetën e Sardenjës duhet të na shërbejë që Italisë t’i rikthehet lavdia e dikurshme.
“Nuk mund të pranohet më që pjesë të tëra të territorit tonë – nga jugu në ishuj – të bëhen një vend i dorës së dytë ku infrastruktura nuk zhvillohet dhe tarifat rriten për shkak të interesave të biznesit. Na duhet “modeli i Shqipërisë” për t’u kthyer në të qenit vetvetja: Italia që josh botën.”
Zgjedhja e italianëve si mundësi pushimi e Shqipërisë gjatë këtij sezoni veror ka nxitur një debat brenda italianëve. Aata kërkojnë që të gjithë të reflektojnë dhe ta bëjnë Italinë mundësi pushimi së pari për vete Italianët dhe më tej për vizitorët anembanë botës.
