LAJME / E Premte 26 Shkurt 2021, 11:11

Fronti i ftohtë prek Shqipërinë! Meteorologët japin informacionin e rëndësishëm, tregojnë si pritet të jetë moti në fundjavë

Edhe nesër në tërë rajonin na pret mot mjaft i këndshëm pranveror me temperatura maksimale rreth 20 gradë Celsius.


Pasnesër (e shtunë) në Kosovë do të fillojnë të fryjnë erëra veriore dhe verilindore si rezultat i afrimit të frontit të ftohtë ajror nga veriu, por ky front nuk do të sjellë reshje atmosferike. Erërat do të jenë të fuqishme deri afër 50km/h në disa rajone. Erërat nuk do të zgjasin shumë. Reshjet atmosferike do të mungojnë për shkak të prezencës së fushave të fuqishme ajrore anticiklonike.

Fronti i ftohtë do të arrijë të dielën edhe në Shqipëri, por nuk do të ndikojë shumë në uljen e temperaturave atje.


Pra, në përgjithësi vazhdon mot i thatë, dy ditët e ardhshme mjaft i ngrohtë, të shtunën në Kosovë ulje graduale e temperaturave dhe erëra verilindore, ndërsa të dielën ulje të temperaturave në tërë rajonin. Acar të fortë nuk pritet të ketë dhe temperatura minimale pritet të ulet afërsisht deri në -3 gradë Celsius, në viset malore më së shumti deri në -5 gradë Celsius. Temperaturat maksimale do të jenë në vlera normale për fillim të marsit rreth 10 gradë Celsius në viset tona kontinentale./Meteoballkan