
Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj tri infermiereve të akuzuara në rastin e dhunës ndaj një të moshuare në qendrën për të moshuar “Orenda”, ka reaguar vajza e saj, Zhaneta Nura, e cila tha se familja pret që drejtësia të vihet në vend.
Në një deklaratë për emisionin Kosova Live në T7, Zhaneta Nura u shpreh se procesi gjyqësor është zvarritur për një kohë të gjatë dhe se familja po e pret me emocione vendimin e gjykatës.
Ajo tha se pritshmëritë e familjes janë që të akuzuarat të marrin dënimin që, sipas saj, e meritojnë.
“Pritshmëritë e mia janë zhgënjyese, sepse kanë shkuar shumë gjatë. Rasti ka qenë i ndjeshëm, ka qenë baras me vrasje, sepse ka qenë nana jonë. Jemi shumë të emocionuar. Është zvarritur shumë kjo çështje. Po pres më të mirën e mundshme që ka me bo gjykata tash, me i jap drejtësi që e meritojnë. Nuk po du as më pak, as më shumë, vetëm atë që e meritojnë. Nuk muj më tepër, jemi keq,” deklaroi Nura.
Rasti kishte shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik pasi pamjet e publikuara në vitin 2022 tregonin keqtrajtimin e një të moshuare në qendrën “Orenda”, duke nxitur debat të gjerë për trajtimin e personave të moshuar në institucionet përkatëse.
Tri infermieret janë në proces gjyqësor lidhur me akuzat e ngritura ndaj tyre, ndërsa gjykata pritet të shpallë aktgjykimin për këtë rast.
Familja e të moshuarës shpreson që vendimi i gjykatës të sjellë, sipas tyre, drejtësi pas një procesi që ka zgjatur me muaj.
Rezultati i aktgjykimit pritet të përcaktojë epilogun e një prej rasteve që ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
