LAJME / E Shtunë 6 Gusht 2022, 14:02

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në “Astir”(Detaje)

Një zjarr ka rënë në afërsi të një pallati që po ndërtohet në rrugën “Teodor Keko”, Astir.

Më datë 06.08.2022, rreth orës 12:50, në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të një pallati që po ndërtohet, për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr.

Për pasojë janë djegur disa panele të pallatit dhe një automjet i parkuar, në pronësi të shtetasit A. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.