
Një aksident trafiku është regjistruar në rrugën Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të njohur si Subash, ku një automjet me targa të Kosovës ka dalë nga rruga.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë një automjet i tipit “Seat”, i cili, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një fushë pranë rrugës.
Në automjet udhëtonte një çift nga Kosova, të cilët kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur ekipet e emergjencës, të cilat u kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas i kanë transportuar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.
Sipas informacioneve të deritanishme, të dy të lënduarit po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë dalë edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
Autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe mbledhjes së provave.
Policia u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve, veçanërisht në segmentet me kthesa dhe terren të vështirë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
