LAJME / E Premte 8 Shtator 2023, 20:08

Euro dhe Dollari sërish në rënie drastike, leku vijon të forcohet, ja çfarë po ndodh me Paundin britanik

Monedhat kryesore të huaja në treg kanë vijuar një rënie të lehtë edhe ditën e premte. Sipas kursit zyrtar të këmbimit nga Banka Qendrore dollari amerikan humbi 0.23 pikë, duke u këmbyer me 100.31 lekë.

Euro gjithashtu vazhdon humbet pikë pas ringritjes në javën e fundit të muajt gusht. Me minus 0.33 pikë monedha këmbehet me 107.32. Rënia e Euros gjatë kësaj vere arrit në nivelet me të ulëta historikë duke arritur nën 100 lekë. Ky forcim i lekut shpjegohej kryesisht me fluksin vizitorëve gjatë sezonit turistik.

Franga Zvicerane gjithashtu sipas kursit të përditësuar, bie me 0.27 pikë duke u këmbyer me 112.46 lekë.

Nga ana tjetër paundi britanik, vijon të jetë monedha e huaj më e fortë krahasuar me të tjerat. Me një rëne prej 0.18 pikë, ajo këmbehet me 125.18 lekë. Në korrik monedha britanike arriti vlerën me të ulët të këtij vitit duke u këmbyer me 115.7 lekë.