LAJME / E Premte 20 Shtator 2024, 22:10

Atentatet ndaj Trump, Dhoma e Përfaqësuesve miraton rritjen e nivelit të sigurisë së kandidatëve presidencialë

Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar një projekt-ligj që do t’u sigurojë kandidatëve presidencialë të njëjtin numër agjentësh për t’i mbrojtur ata si presidenti aktual.

Projektligji u prezantua në korrik nga ligjvënësit republikanë pas atentatit ndaj Donald Trump në një tubim të fushatës në Butler, Pensilvani.

Sot, pesë ditë pas tentativës së dytë kundër tij, projektligji u miratua unanimisht.


Drejtori i Shërbimit Sekret, i cili është përgjegjës për mbrojtjen e politikanëve, duhet “të zbatojë të njëjtat kritere për të përcaktuar numrin e agjentëve të nevojshëm për të mbrojtur presidentin, zëvendëspresidentin, kandidatët kryesorë për presidencën dhe zëvendëspresidentin”, thuhet në projketligj.