LAJME / E Premte 26 Qershor 2026, 00:12

Ermali me super blerje! Bën të veten veturën luksoze

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Ermal Fejzullahu, vazhdon të dëshmojë pasionin e tij të madh për makinat luksoze. Së fundmi, ai ka shtuar në koleksionin e tij një super makinë, duke bërë të vetin një nga modelet më të kërkuara dhe më ekskluzive të momentit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ermali përmes rrjeteve sociale.

Bëhet fjalë për një Mercedes-Benz G450d Facelift tërësisht të zi, një mjet që ndërthur në mënyrë perfekte fuqinë, luksin dhe elegancën në rrugë.

Sa i përket vlerës së kësaj blerjeje të re, çmimi bazë i fabrikës për këtë model në tregun evropian fillon nga rreth 140,000 €.

Ky investim nuk është një surprizë për ndjekësit e Ermalit, i cili njihet për shijen e tij të mirë dhe dëshirën për të udhëtuar me stil dhe komoditet maksimal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE