LAJME / E Martë 7 Korrik 2026, 17:05

EMRI/ Dorëhiqet ky person nga Ministria e madhe ne vend

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola, është larguar nga detyra me dorëheqje, pas rekomandimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sipas raportimeve, Tola ka pasur një rol të rëndësishëm në administratën e Ministrisë së Arsimit, me ndikim në strukturat në varësi të institucionit, përfshirë edhe drejtuesit e universiteteve publike në vend.

Erzen Tola ishte emëruar fillimisht në këtë detyrë gjatë drejtimit të Ministrisë së Arsimit nga Ogerta Manastirliu, ndërsa më pas vijoi punën edhe nën drejtimin e ministres Mirela Kumbaro.

Vendimi për largimin e tij vjen pas rekomandimeve të KLSH-së, të cilat sipas raportimeve kërkonin ndërhyrje lidhur me pozicionin e tij. Më herët, këto rekomandime nuk ishin zbatuar nga drejtuesit e Ministrisë së Arsimit.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera zyrtare lidhur me arsyet konkrete të dorëheqjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE