
Meteorologët parashikojnë se aktivizimi i El Niños gjatë muajve qershor-gusht do të shoqërohet me temperatura të larta dhe lagështi të shtuar.
Fenomeni klimatik El Niño, i njohur për ndikimin e tij në kushtet atmosferike në mbarë globin, pritet të japë efektet e tij edhe në Shqipëri. Edhe pse zhvillohet në Oqeanin Paqësor, meteorologët thonë se pasojat e tij ndihen në rajone të ndryshme të botës, përfshirë Mesdheun.
Sipas ekspertëve të motit, ngrohja e sipërfaqes ujore në Paqësor ndikon në qarkullimin atmosferik global, duke sjellë ndryshime edhe në klimën e rajonit tonë. Për këtë arsye, Shqipëria pritet të përballet me një verë më të nxehtë dhe më të gjatë se zakonisht.
Meteorologët parashikojnë se aktivizimi i El Niños gjatë muajve qershor-gusht do të shoqërohet me temperatura të larta dhe lagështi të shtuar. Në disa raste, temperaturat reale mund të shënojnë 35-38 gradë Celsius, por për shkak të lagështirës ato mund të ndihen si 42 deri në 45 gradë.
Ekspertët paralajmërojnë se kushtet e pritshme atmosferike do të rrisin gjithashtu rrezikun për zjarre gjatë sezonit veror, si pasojë e temperaturave të larta dhe periudhave të gjata pa reshje.
Sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë, ekziston një probabilitet prej rreth 80 për qind që fenomeni El Niño të jetë aktiv gjatë verës së këtij viti. Ndikimi i tij pritet të shtrihet në të gjithë rajonin e Mesdheut, duke sjellë temperatura mbi mesataren sezonale.
Megjithatë, sfidat nuk pritet të përfundojnë me verën. Meteorologët paralajmërojnë se gjatë vjeshtës temperaturat e larta të detit mund të favorizojnë zhvillimin e fenomeneve ekstreme të motit, përfshirë reshje intensive në intervale të shkurtra kohore, breshër dhe përmbytje.
Sipas specialistëve, depërtimi i masave ajrore më të ftohta mbi një det më të ngrohtë krijon kushtet ideale për stuhi të forta dhe episode reshjesh me intensitet të lartë.
Megjithëse studimet e fundit sugjerojnë se ndikimi i El Niños këtë vit mund të jetë më i moderuar krahasuar me ciklet e mëparshme, ekspertët theksojnë se efektet e tij do të ndihen në shumë rajone të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
