
Sipas burimeve të Gazeta Minuti, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pritet që gjatë ditëve në vijim (javë që vije) t’u dërgojë ftesë për takim liderëve të partive opozitare, ku tema kryesore e diskutimit do të jetë procesi i zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të vendit.
Burimet të Gazeta Minuti, bëjnë të ditur se gjatë këtij takimi Kurti pritet t’i njoftojë përfaqësuesit e opozitës se synimi i Lëvizja Vetëvendosje është formimi i qeverisë pa partnerë të koalicionit nga opozita, ndërsa bashkëpunimi me partitë e tjera do të kërkohet vetëm në procesin e zgjedhjes së presidentit, për të siguruar konsensusin e nevojshëm.
Sipas të njëjtave burime të Gazeta Minuti, Kurti pritet të paraqesë dy opsione për zgjidhjen e çështjes së presidentit.
Opsioni i parë është arritja e marrëveshjes për një emër konsensual, të pranueshëm për të gjitha palët politike.
Opsioni i dytë parasheh që opozita të propozojë kandidatin e saj për president, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje të propozojë kandidatin e vet, duke lënë vendimin përfundimtar në procesin e votimit në Kuvend.
Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Zyra e Kryeministrit apo nga partitë opozitare lidhur me një takim të tillë.
Informacioni bazohet në burime të Gazeta Minuti dhe mbetet të shihet nëse ftesa do të dërgohet dhe si do të përgjigjen partitë opozitare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
