
‘Revolucioni Flamingo’ e ndërpreu hovin turistik thotë Kryeministri Edi Rama, teksa evidenton se pas 5 vitesh u regjistrua një ngecje e rritjes në hyrjet turistike në muajin qershor, e një sërë anulimesh.
“Në pesë vjet kam parë një grafik në ngecje, jo në rënie, ne ngecje muaj qershor. Në muajin qershor kemi 1% rritje dhe shumë anulime rezervimesh”, tha Rama.
Ministri i Turizmit Blendi Gonxhja thotë se protestat goditën fort turizmin teksa pohon se në muajin e kaluar hyrjet e pushuesve u rritën 12 herë më pak se në muajin maj.
“Për pesë mujorin e parë të vitit kemi qenë gati në nivel 8.2% si rritje dhe pastaj vetëm në muajin maj kemi qenë gati 16% rritje në raport me vitin maj 2025 dhe pastaj kemi një qershor i cili na jep një rritje prej vetëm 1.2% dhe doja ta theksoja që është goxha shqetësuese, sepse në raport me vetë muajin maj-muaji qershor është mbi 12 herë më pak.
Pra është një rënie shumë e konsiderueshme, dhe në raport me rritjen që kishim në raport në pesëmujor, është gati pra shtatë herë më pak. Pra kemi një goditje shumë të fortë”, tha Gonxhja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
