LAJME / E Shtunë 16 Shtator 2023, 18:06

E trishtë! I jep fund jetës në dhomën e hotelit pushuesi në Ksamil

Një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar.

I riu me iniciale L. P., banues në Korçë, dyshohet se është vetëvarur në dhomën e hotelit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia njofton se ‘sot, rreth orës 10:45, në Ksamil, shtetasi L. P., 37 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se është vetëvarur, në dhomën e hotelit ku qëndronte.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’.