LAJME / E Shtunë 24 Shkurt 2024, 15:03

E rrallë! Kapet një çakall në mes Tiranës/ Kafsha e egër u izolua te Teatri i Operas dhe Baletit

TIRANË- Një çakall është gjetur si rrallëherë në një ambientet më të frekuentura të Tiranës nga qytetarë gjatë mesditës.

Në ambientet e bareve pranë Teatrit të Operas dhe Baletit qytetarët kanë pikasur kafshën e egër larg zonave të pyllëzuar, ku ka ambientin e rritjes.

Qytetarët kanë sinjalizuar punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për të arritur të kapin çakallin.

Pa kaluar në asnjë situatë kërcënuese punonjësit kanë arritur ta marrin dhe ta vendosin përkohësisht në kafaz.