LAJME / E Enjte 28 Shtator 2023, 14:02

E rëndë në Vlorë, 59-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës duke u lyer me benzinë

Një 59-vjeçare nga Vlora ka tentuar t’i jap fund jetës, pasi është lyer e gjitha me benzinë. Mësohet se gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka tentuar të vetëdigjet.

Si pasojë, është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Sot, rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarësia 3”, shtetasja M. T., 59 vjeçe, e cila dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, është lyer me benzinë dhe ka tentuar të vetëdigjet. 59-vjeçarja është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.