LAJME / E Diel 4 Shkurt 2024, 17:05

E rëndë në Greqi, 78-vjeçari përdhunon mbesën prej moshës 9 vjeçare

Shok dhe neveri shkaktojnë detajet e veprimeve të 78-vjeçarit të arrestuar në Keratsini të Greqisë për përdhunimin e të miturës.

Siç raporton Protothema, e mitura ishte mbesa e 78-vjeçarit dhe që prej vitit 2017, pra që në moshën 9-vjeçare, po përjetonte ferrin në duart e tij.

Aktet e turpshme kanë ndodhur në shtëpinë e 78-vjeçarit teksa nëna e fëmijës ndodhej në një pjesë tjetër të shtëpisë me gjyshen e vogëlushes. I akuzuari dyshohet se e ka imobilizuar fëmijën me gjithë rezistencën që ai ka bërë dhe ka kryer përdhunim dhe akte seksuale.

Në fakt, siç rezultoi nga hetimi i policisë, herën e parë që 78-vjeçari ngacmoi mbesën e tij, ai filloi t’i prekte organet gjenitale, duke e pyetur vazhdimisht nëse i pëlqente. Burri u arrestua mëngjesin e së premtes dhe u akuzua për përdhunim të përsëritur të një të mituri, akte seksuale të përsëritura dhe abuzim me një të mitur nën moshën 14 vjeç.