LAJME / E Hënë 22 Janar 2024, 17:05

E rëndë/ Bie guri nga mali, i zë këmbët dhe e bllokon 25-vjeçarin në shtëpi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Përmet. Në fshatin Çarçovë një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e Dh. V. 25 vjeç.

Si pasojë i riu ka mbetur i bllokuar në banesë, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme, këmbët duke e bllokuar brenda në shtëpi, pasi nuk mund të lëvizë.

Shërbimet e policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e 25 vjeçarit.