LAJME / E Diel 3 Dhjetor 2023, 19:07

E reja largohet nga shtëpia, babai 'ngre në këmbë' policinë e Librazhdit: Prej ditës së djeshme...

Në komisariatin e Policisë në Librazhd ka mbërritur një telefonatë. Një qytetar ka denoncuar zhdukjen e vajzës së tij. Xh. D., 55 vjeç, banues në Prrenjas ka bërë me dije se vajza e tij Xh. D., 25 vjeçe është larguar prej ditës së djeshme nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Për pasojë, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e të resë.

“Në Komisariatin e Policisë Librazhd ka kallëzuar shtetasi Xh. D., 55 vjeç, banues në Prrenjas, se i është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja Xh. D., 25 vjeçe. Vijon puna për gjetjen e saj”, njofton Policia.