
Pak orë më vonë, një tjetër aksident fatal ndodhi në fshatin Shirokë të Suharekës. Viktima ishte një 52-vjeçar, i identifikuar me inicialet B.U., i cili pësoi lëndime të rënda pas një vetaksidenti. Ai u dërgua për trajtim mjekësor, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Ndërkohë, autoritetet po hetojnë edhe dy raste të vdekjeve që ndodhën në Prishtinë dhe Prizren.
Në Prishtinë, një 45-vjeçare, e identifikuar si Gresa Kryeziu, u gjet pa shenja jete pranë një objekti banesor në rrugën “Arshi Pipa”. Sipas dyshimeve fillestare të hetuesve, ajo mund të ketë rënë nga banesa e saj, por rrethanat e sakta do të përcaktohen vetëm pas përfundimit të hetimeve dhe obduksionit.
Ndërkohë, në Prizren, një tjetër grua u gjet pa shenja jete gjatë orëve të mëngjesit. Policia dhe ekipi mjekësor konstatuan vdekjen e saj në vendngjarje, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Për të katër rastet, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat në të cilat humbën jetën viktimat.
Brenda vetëm pak orësh, katër familje në Kosovë u përballën me humbje të mëdha, duke e kthyer të martën në një ditë zie dhe dhimbjeje në mbarë vendin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
