
Një kontroll i papritur i zhvilluar paraditen e kësaj të marte në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Drenovë ka çuar në zbulimin e një telefoni celular në qelinë e Laert Haxhisë, i cili po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.
Burime bëjnë me dije se kontrolli u krye nga strukturat përgjegjëse të burgut, ndërsa pas gjetjes së pajisjes ajo u sekuestrua menjëherë. Telefoni pritet t’i nënshtrohet ekspertizës nga specialistët e SPAK-ut, të cilët do të verifikojnë përmbajtjen e tij dhe komunikimet e mundshme.
Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar mënyrën se si aparati celular ka hyrë në ambientet e sigurisë së lartë, ndërsa nuk përjashtohen masa disiplinore dhe procedura të tjera ligjore ndaj personave që mund të kenë përgjegjësi.
Ky është një tjetër rast që ngre pikëpyetje mbi futjen e sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit, fenomen që është konstatuar edhe më parë në burgje të ndryshme të vendit.
Laert Haxhia është dënuar me burgim të përjetshëm si autor i disa ngjarjeve të rënda kriminale. Mes tyre janë vrasja e Zamir Latifit dhe Jurgen Çelës në Lushnjë, ndërsa ndaj tij rëndojnë edhe akuza të tjera për vepra penale të rënda, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
