LAJME / E Premte 28 Gusht 2026, 17:05

E FUNDIT/ I bënë foto Ergys Agasit pas arrestimit, 2 efektivë të “Shqiponjave” u ndodh e papritura

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka pezulluar nga detyra dy efektivë të forcave “Shqiponja” në Policinë e Tiranës, pas publikimit të fotove të Ergys Agasit pas arrestimit të tij.

Pezullimi ka ardhur pas nisjes së një hetimi administrativ për mënyrën se si pamjet e Agasit në ambientet e drejtorisë, dolën në publik.

Dy efektivët e pezulluar ushtronin detyrën në sektorin “Shqiponja” pranë Policisë së Tiranës.

Hetimi administrativ pritet të sqarojë nëse ata kanë pasur përgjegjësi direkte në nxjerrjen ose shpërndarjen e fotove.

Publikimi i këtyre pamjeve ngriti pikëpyetje mbi ruajtjen e dinjitetit të personit të ndaluar dhe mbi mënyrën se si Policia e Shtetit administron materialet gjatë dhe pas arrestimeve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE