
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Hatayn, Turqi, ku Ya?ar Tekeli (42) dyshohet se është përfshirë në tre vrasje të ndryshme, përfshirë edhe atë të mbesës së tij 19-vjeçare.
Sipas hetimeve, në vitin 2011, Tekeli dyshohet se vrau kunatin e tij, Mehmet Uy?ur (59), me ndihmën e motrës së tij Hatice Uy?ur dhe të dashurës Selbi Uy?ur. Trupi i viktimës u gjet i varrosur pranë një përroi, ndërsa rasti u zbardh disa vite më vonë.
Më pas, autoritetet rihapën dosjen e Selbi Uy?ur, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga viti 2012. Pas një rrëfimi të ri, policia kreu gërmime në një plantacion portokajsh në Dörtyol, ku u gjetën eshtrat e saj. Analizat e ADN-së konfirmuan se ato i përkisnin Selbi Uy?ur.
Hetimet zbuluan gjithashtu se Ya?ar Tekeli dyshohet se në vitin 2023, në Kütahya, kreu edhe një tjetër krim të rëndë ndaj mbesës së tij, Nagihan Uy?ur (19). Sipas prokurorisë, pasi dyshohet se e sulmoi seksualisht, ai e vrau me ndihmën e disa familjarëve.
Trupi i 19-vjeçares u fut në një pus pranë banesës dhe u mbulua me beton për të fshehur gjurmët. Më vonë, ekipet e emergjencës nxorën trupin, i cili iu dorëzua familjes për varrim.
Ya?ar Tekeli ndodhet në burg dhe përballet me akuza të shumta për vrasje me paramendim, ndërsa edhe disa persona të tjerë janë arrestuar në kuadër të hetimeve./ hurriyet.com.tr, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
