
Një sulm me mjet prerës ka tronditur pasditen e së mërkurës qendrën e Londrës, ku katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Ngjarja ndodhi në zonën Edel Street, pranë Covent Garden, një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit britanik.
Sipas informacioneve të para, incidenti u regjistrua rreth orës 12:30 me orën lokale, pas njoftimit të shërbimeve të emergjencës për një sulm të dhunshëm.
Ekipet e Shërbimit të Ambulancës së Londrës mbërritën në vendngjarje dhe u dhanë ndihmën e parë katër personave të plagosur, përpara se t’i transportonin në një qendër të specializuar për trajtimin e traumave.
Të plagosurit janë katër burra të moshave 34, 39, 42 dhe 52 vjeç. Policia Metropolitane e Londrës ka arrestuar një grua 47-vjeçare në lidhje me ngjarjen.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sulmit. Në fazat e para të hetimit, policia po shqyrton edhe mundësinë që incidenti të ketë lidhje me probleme të shëndetit mendor.
Në vendngjarje janë sekuestruar edhe një palë gërshërë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë sulmit. Hetuesit po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
