LAJME / E Hënë 15 Qershor 2026, 18:06

E dhimbshme/ Vdes biznesmeni i njohur shqiptar (EMRI/Foto)

Ka ndërruar jetë biznesmeni i njohur nga Mitrovica, Hilmi Brahimi, një figurë e respektuar në komunitetin e biznesit në Kosovë.

Lajmi për vdekjen e tij ka prekur familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe shumë qytetarë që e njihnin për kontributin e tij në zhvillimin ekonomik dhe sipërmarrjen vendore.

Hilmi Brahimi ishte i njohur si njëri nga pronarët e kompanisë HEBS Kosova, ku për vite me radhë dha një kontribut të rëndësishëm në zgjerimin dhe suksesin e aktivitetit të saj.

Ai njihej për përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e vazhdueshëm në botën e biznesit. Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit të të ndjerit do të mbahet sot në ora 20:22, në varrezat e Shipolit në Mitrovicë, ku të afërm, miq dhe qytetarë të shumtë pritet t’i japin lamtumirën e fundit. Kujtimi dhe veprimtaria e tij do të mbeten të çmuara për familjen dhe komunitetin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE