
57-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Bitinckë, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Bitinckë, ku një 57-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, viktima i përkiste komunitetit rom dhe jetonte i vetëm.
Ka qenë motra e tij ajo që e ka gjetur në banesë dhe ka njoftuar menjëherë Policinë, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet përkatëse për të kryer veprimet e para hetimore.
Sipas të dhënave fillestare të autoriteteve, dyshohet se bëhet fjalë për një rast vetëvdekjeje. Gjithashtu, raportohet se 57-vjeçari kishte pasur probleme të shëndetit mendor dhe kishte qenë nën trajtim mjekësor.
Me urdhër të organit kompetent, trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera, ndërsa hetimet janë në vazhdim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
