LAJME / E Mërkurë 15 Korrik 2026, 21:09

Dyshohet se një gruaje iu vodhën 94 mijë franga nga valixhja

Një vjedhje e rëndë në lagjen Fidanishte është duke u hetuar me urgjencë nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Pejë.

Një grua ka denoncuar në polici se i është vjedhur një shumë e madhe parash të cilat i mbante brenda në valixhen e saj.

Sipas burimeve të Insajderit, shuma e grabitur e cila u raportua nga viktima kap shifrën e saktë prej 94 mijë frangash zvicerane që në euro i bie të jetë mbi 101 mijë euro.

Lajmin për hetimet që kanë nisur e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se të gjitha njësitë relevante janë vënë në lëvizje për të zbardhur ngjarjen.

“Me t’u raportuar rasti, menjëherë janë ndërmarrë veprime hetimore nga Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës – Njësinë e Hetimeve në Pejë. Aktualisht janë duke u bërë hetime intensive në mënyrë që të sqarohet ky rast, për të cilin bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme parash“, ka deklaruar Nikçi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE